Telegrafi

NBA: Knicks ndalojnë Spursat

Lojtari rezervë Steve Novak shkëlqeu te Knicks duke shënuar 15 pikë, ndërsa Carmelo Anthony shënoi më të lartat e ndeshjes, 23, për të ndihmuar skuadrën njujorkeze t’i japë fund serisë prej shtatë fitoreve radhazi të Spurs.

Edhe lojtarët tjerë rezervë të skuadrës vendase kontribuuan dukshëm, me J.R. Smith që shënoi 20 pikë dhe Amare Stoudemire 10 të tjera.

Te Spurs, yjet si Tim Duncan dhe Tony Parker shënuan secili nga 11 pikë. /Telegrafi/