Telegrafi

NBA: Knicks frenojnë Nuggets

Knicks i bënë ballë lojës së shkëlqyeshme të Carmelo Anthony i cili shënoi 36 pikë, dhe rikthimit të vonshëm të Nuggets, për të fituar takimin e mbrëmshëm.

Al Harrington shënoi 23 pikë dhe nëntë kërcime për Knicks (26 fitore dhe 45 humbje), të cilët kanë fituar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit.

Për Denver (47 fitore dhe 24 humbje) shumë i saktë ishte Chauncey Billups që shënoi 25 pikë, por ekipi i tij me këtë humbje largohet edhe më shumë nga lideri i Konferencës Perëndimore, Los Angeles Lakers./Telegrafi/