Telegrafi

NBA ka filluar me spektakël, rezultatet e të gjitha ndeshjeve

Foto: LA Clippers/Twitter

Ka përfunduar nëntë ndeshje në NBA, derisa spektaklin nuk mungoi në asnjërën prej sfidave.

Los Angeles Clippers triumfuan me rezultat të thellë ndaj Portland Trail Blazers 116-86, duke mos pësuar disfatë në asnjërin çerek.

Një përballje e ashpër ishte edhe ajo në mes të Denver Nuggets e Cleveland Cavaliers, që u mbyll me 99-87 për këta të fundit.

Në kohën shtesë, Boston Celtics arriti të triumfonte si mysafir i Charlotte Hornets me shifrat 140-129.

Fitore në udhëtim mori edhe Milwaukee Bucks që fitoi ndaj Indiana Pacers me rezultat 119-109.

Spektakli nuk mungoi as në sfidën mes Atlanta Hawks e Detroit Pistons, me vendasin që në fund triumfuan 122-104.

Brooklyn Nets mori një fitore komode në shtëpi përball Washington Wizards me rezultat 104-90.

Një fitore komode e mori edhe Miami Heat në përballjen me Orlando Magic 107-90, derisa Toronto Raptors u mposhten në shtëpi nga Chicago Bulls me rezultat 111-108.

New Orleans Pelicans po ashtu fitoi në udhëtim te Minnesota Timberwolves me rezultat 107-98. /Telegrafi/