Telegrafi

NBA: James vazhdon të udhëheqë Cavaliers

Në ndeshjen e dytë pasi u rikthye nga lëndimi, James shpërtheu në pjesën e dytë të takimit duke shënuar 24 pikë, ndërsa kontribuoi edhe me tetë kërcime dhe shtatë asistime.

Ray Allen shënoi 20 pikë ndërsa Paul Pierce dhe Kevin Garnett që të dy shënuan nga 18 për Celtics, të cilët humbën ndaj Cleveland për të dytën herë radhazi. Fitorja ishte e 52-ta e sezonit për liderin e NBA-së, Cleveland Cavaliers (15 humbje), ndërsa Boston pësoi humbjen e 24-të të sezonit (41 fitore). /Telegrafi/