Telegrafi

NBA: James ua sjell fitoren Cavaliers-ave

James shënoi tetë nga 29 pikët e tij në katër minutat e para të çerekut të tretë (pjesës së dytë), kur Cavaliers krijoi avantazhin më të madh ndaj Rockets, 32-15.

Mo Williams shënoi 20 pikë dhe Shaquille O’Neal 13 pikë dhe 11 kërcime për liderin e Divizionit të Qendrës. Te Houston, ishte Aaron Brooks që shënoi pikët më të larta, 23, derisa Drew Gooden shënoi 19 pikë./Telegrafi/