Telegrafi

NBA: Iverson dështon të shkëlqejë në rikthim

Në ndeshjen e parë rikthyese për ekipin ku kaloi më shumë se 10 sezone, Iverson shënoi 11 pikë dhe gjashtë asistime.

“Jam i shqetësuar që nuk isha në ritmin dhe formën në të cilën dua të jem dhe ende përpiqem të garoj dhe ndihmoj bashkëlojtarët të fitojnë ndeshjen”, ka thënë Iverson, i cili shënoi katër nga 11 tentimet e tij.

Nuggets, të cilët kanë 16 fitore dhe 5 barazime deri tash, shënuan fitoren e katërt radhazi falë 31 pikëve të Chauncey Billups./Telegrafi/