Telegrafi

NBA: Hawks në pozitën e dytë të Lindjes

Joe Johnson shënoi 16 nga 27 pikët e tij në çerekun e fundit për të ndihmuar Hawks të tejkalojnë Celtics në garën për pozitën e dytë të Lindjes, menjëherë prapa Cleveland që vazhdon të mbetet lider.

Jamal Crawford shënoi 28 pikë për Atlantan. Paul Pierce udhëhoqi te Boston me pikët më të larta të sezonit, 35 pikë./Telegrafi/