Telegrafi

NBA: Hawks në gjysmëfinale

Pasi shmangën eliminimin në ndeshjen e gjashtë në udhëtim gjatë të premtes, Hawks bënë një paraqitje të fuqishme dhe arritën të fitojnë edhe ndeshjen e shtatë për të kaluar në gjysmëfinale ku do të takohen me Orlando Magic.

Jamal Crawford shënoi 22 pikë dhe gjashtë asistime, derisa Al Horford shënoi 16 pikë dhe 15 kërcime për Hawks.

Në Konferencën Perëndimore, kampioni në fuqi Los Angeles Lakers ka filluar me fitore rundin e dytë të serisë së play-offit, duke mposhtur Utah Jazz me rezultat 104-99. /Telegrafi/