Telegrafi

NBA: Gasol udhëheq në fitoren e Lakers

Gasol shënoi 28 pikë dhe 12 kërcime, pasi ndërroi pozitën nga ajo e sulmuesit për shkak të humbjes së Andrew Bynum, i cili pësoi lëndim në tetivën e Akilit gjatë të premtes. Kobe Bryant shënoi 23 pikë për Lakers, që shënuan fitoren e 52-të këtë sezon, krahas 18 humbjeve.

Për Washington kjo ishte humbja e 11-të radhazi dhe e 47-ta e sezonit (21 fitore). /Telegrafi/