Telegrafi

NBA: Gasol udhëheq Lakersat drejt gjysmëfinales

Gasol u përkujdes që gjuajtja e pasaktë e Kobe Bryant të përfundojë në kosh, kur kishin mbetur më pak se një sekondë deri në fund të ndeshjes, duke i dhënë fitoren 95-94 Lakersave në ndeshjen e gjashtë përballë Thunder, të cilën e eliminon me rezultat 4-2 me ndeshje.

Lakers në rundin e ardhshëm do të takohet me Utah Jazz, ekip që mposhti Denver Nuggets me rezultat 112-104, në ndeshjen e gjashtë mes tyre për t’u kualifikuar në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4-2 me ndeshje. /Telegrafi/