Telegrafi

NBA: Garnett rikthehet, Boston fiton

Garnett shënoi 13 pikë pas 10 ndeshjesh mungesë për shkak të problemeve në gju. Paul Pierce ishte shënuesi më i mirë me 24 pikë te Celtics, që tash kanë 28 fitore dhe 13 humbje.

Andre Miller shënoi 28 pikë derisa Martell Webster 19 për Portland Trail Blazers, që çojnë në 18 humbjet e këtij sezoni, përkundër 26 fitoreve./Telegrafi/