Site icon Telegrafi

NBA, fitojnë Golden State dhe Boston

(Foto: Jeff Chiu-Pool/Getty Images/Guliver)

Në mbrëmjen e NBA buzëqeshën Golden State Warriors dhe Boston Celtics. Fitore e ngushtë për kampionët në fuqi në sfidën e parë gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit ndaj Houston Rockets ndërkohë që surprizën e vërtetë e dhuroi skuadra më e titulluar e NBA, Boston Celtics, që triumfoi lehtësisht brenda në Winconsin ndaj Milwaukee Bucks me rezultatin 90-112.

Në Fiserv Ferum në Milwaukee skuadra Mike Budenholzer u dorëzua pa kushte ndaj Celtics që të udhëhequr nga ylli i tyre Kyrie Irving, zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe tashmë kryesojnë 1-0 serinë. Me 26 pikë, 11 asistime dhe shtatë kërcime, koleksionoi në total Irving duke rezultuar basketbollisti më i mirë mbi parket.

Lexo po ashtu NBA

Vetëm në pjesën e parë rezistuan Bucks, ndërsa perioda e tretë ishte edhe fraksioni i lojës në të cilin Bostoni bëri diferencën pasi realizoi plot 15 pikë më shumë. Paraqitje poshtë pritshmërive ajo e yllit të Bucks, grekut Giannis Antetokounmpo i cili realizoi vetëm 22 pikë.

Në sfidën tjetër dhe atë më spektakolare të mbrëmjes, Golden State mposhti 104-100 në Oracle Arena, Houston Rockets duke marrë kreysimin e serisë 1-0. Nga një krah ishte Kevin Durant ndërsa në anën tjetër James Harden, që me nga 35 pikë secili dhanë më të mirën nga repertori i tyre për të ndihmuar skuadrat respektive. Në fund fati i buzëqeshi yllit të Warriors i cili veç 35 pikëve shtoi edhe tri asisitme dhe pesë kërcime, në 43 minuta e 23 sekonda lojë.

Statistika më të mira ato të Harden pasi mjekëroshi i Rockets e mbylli ndeshjen me 35 pikë, gjashtë asistime e katër rikuperime në vetëm 38 minuta e 40 sekonda, por gjithsesi ishin të pamjaftueshme për t’i dhënë fitoren skuadrës teksane. Edhe ndeshja e dytë e kësaj përballjeje do të zhvillohet në Oakland aty ku Golden State do të kërkojë një tjetër fitore.

Exit mobile version