Telegrafi

NBA: Duncan shkëlqen në fitoren e Spurs

Pavarësisht se ishte i saktë në vetëm 5 nga 20 gjuajtjet nga loja, Duncan ishte i saktë në të 11-të gjuajtjet e lira. Ai kontribuoi edhe me gjashtë asistime, krahas 27 kërcimeve, që ishin më të lartat në karrierë.

San Antonio, që çon në 26 numrin e fitoreve këtë sezon (18 humbje), kishte gjashtë lojtarë me pikë dyshifrore, përfshirë edhe Tony Parker, i cili u largua për shkak të një lëndimi të lehtë në gju në çerekun e tretë.

Joe Johnson shënoi pikët më të larta për Atlanta Hawks (29 fitore dhe 15 humbje), 31 gjithsej, ndërsa Jamal Crawford shënoi 25 tjera për Atlanta./Telegrafi/