Telegrafi

NBA: Davis i jep fitoren Boston Celtic

Davis shënoi 18 pikë në shtatë nga 10 tentimet e tij brenda 22 minutash, pasi u inkuadrua në ndeshje nga stoli. Paul Pierce me 19 pikë ishte më i sakti te ekipi vendas.

Kobe Bryant shënoi 33 pikë ndërsa Pau Gasol 21 pikë dhe 10 kërcime, por kampioni në fuqi nuk arriti të shënojë fitore.

Ndeshja e pestë mes tyre zhvillohet të dielën, edhe kjo në Boston Garden, para se seria të zhvendoset në Los Angeles për ndeshjen gjashtë dhe, nëse është e nevojshme edhe të shtatën. /Telegrafi/