Telegrafi

NBA: Clippers vazhdojnë serinë e fitoreve

Clippers, të cilët përmbysën disavantazhin prej 19 pikësh për të mposhtur Jazz me dy pikë të premten e kaluar, kanë shtuar serinë e fitoreve në 17 duke mposhtur të njëjtën skuadër edhe një herë.

Caron Butler shënoi të gjashtë tentimet për trepikësha dhe realizoi 29 pikë, ndërsa rezerva Jamal Crawford shënoi 11 nga 19 pikët e tij në çerekun e katërt, për ta vazhduar momentin e përkryer të skuadrës më në formë të NBA-së.

Mysafirët e Jazz ishin në disavantazh prej nëntë pikësh në pauzën mes pjesëve para s
e të kalojnë në avantazh 76-75 në fund të çerekut të tretë. Por Utah rimori kontrollin pas inkuadrimit të Crawford. Al Jefferson shënoi 30 pikë për Jazz.

Seria e fitoreve është më e mira në NBA që nga ajo e vitit 2008 e Boston Celtcis prej 19 fitoresh radhazi. /Telegrafi/