Telegrafi

NBA: Cleveland afër eliminimit nga Boston

James u zgjodh MVP i këtij sezoni dhe do të jetë i lirë në fund të këtij sezoni dhe shumë ekspertë mendojnë se një eliminim në këtë rund mund ta detyrojë atë të ndërrojë ngjyrën e veshjes për sezonin e ardhshëm.

Ray Allen shënoi 25 pikë për Bostonin, derisa James shënoi 15 pikë duke shënuar vetëm tre nga 14 tentimet nga loja e hapur.

Ndeshja e gjashtë do të mbahet të enjten në Boston, ku vendasit do të kenë avantazhin 3-2 dhe mund të kualifikohen në finale nëse shënojnë fitore. Fituesi i kësaj serie në finalen e Lindjes do të përballet me Orlando Magic. /Telegrafi/