Telegrafi

NBA: Celticsat shkatërrojnë Heat

Glen Davis ka shënuar 23 pikë dhe ka kontribuar me tetë kërcime, derisa Ray Allen ka shënuar 25 pikë dhe shtatë trepikësha, për të ndihmuar Celtics të shënojnë edhe fitoren e dytë ndaj Heat.

Dwyane Wade udhëhoqi me 29 pikë te Miami Heat, që tash do të jenë nikoqir në dy ndeshjet e radhës duke filluar nga e premtja.

Në konferencën Perëndimore, Kobe Bryant ka shënuar 39 pikë për të ndihmuar Los Angeles Lakers të fitojë ndaj Oklahoma City Thunder edhe në ndeshjen e dytë, kësaj here me rezultat 95-92. /Telegrafi/