Telegrafi

NBA: Celtics thellojnë krizën e Nets

Nets ishin me një pikë avantazh në fillim të çerekut të katërt, por Eddie House shënoi 10 pikë në këtë pjesë për Boston për t’ia dhënë edhe fitoren ekipit. Ray Allen shënoi pikët më të larta për Celtics, 26, ndërsa Rajon Rondo shënoi 17 pikë.

Humbja e pestë radhazi e New Jersey çon në 45 numrin e humbjeve në gjithë sezonin, krahas vetëm katër fitoreve. Nets kanë shanse të fitojnë rekordin më të keq në historinë e NBA-së, të cilin aktualisht e mban Philadelphia 76-ers që përfundoi sezonin 1972-73 me 9 fitore dhe 73 humbje./Telegrafi/