Telegrafi

NBA: Celtics shkatërrojnë Pistons

Celtics filluan takimin e mbrëmshëm pas tre humbjeve në katër ndeshje, por shpërthyen që në pjesë të parë duke krijuar avantazh 64-35. Kevin Garnett ndihmoi me 14 pikë dhe tetë kërcime, derisa Paul Pierce dhe Ray Allen të dy shënuan nga 15 pikë, për t’i dhënë fitoren e 42-të të sezonit Bostonit (24 humbje).

Will Bynum shënoi 16 pikë për Pistons, të cilët u mposhtën për të nëntën herë në 11 ndeshjen e fundit dhe e humbën Tayshaun Prince në çerekun e parë për shkak të lëndimit në shpinë. Humbja ishte 44-ta e sezonit për Pistons, që kanë vetëm 23 fitore./Telegrafi/