Telegrafi

NBA: Celtics përmbysin Clippers

Pasi avantazhi i thellë i Celtics u ngushtua në dy pikë në minutën e fundit, Paul Pierce shënoi një trepikësh vendimtar me dy sekonda të mbetura, për ta çuar Bostonin në 106-101, dhe për t’i dhënë fitoren, pavarësisht një trepikëshi të shënuar nga Jamal Crawford në çastet e fundit të takimit.

Për Bostonin kjo është fitorja e katërt që kur Rajon Rondo, shënuesi i tretë i skuadrës dhe lider në vjedhje topash dhe asistime, gjendet jashtë skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit me lëndime në ligamente.

Pierce shënoi 22 pikë për Celtis, derisa te Clippers, Eric ledsoe shënoi 23 pikë dhe 10 asistime, derisa Blake Griffin përfundoi me 20 pikë dhe 11 kërcime. /Telegrafi/