Telegrafi

NBA: Celtics në finalen e NBA-së

Paul Pierce ishte më i sakti te Boston në ndeshjen e mbrëmshme me 31 pikë dhe 13 kërcime, derisa e Dwight Howard shënoi 28 pikë për Magic.

Celtics, kampionët e NBA-së dy vite më herë, shënuan tre fitore radhazi në tre ndeshjet e para, por pësuan dy humbje në ndeshjet e radhës. Por ndeshja e gjashtë u tregua vendimtare për Celtcis, që do të presin në finale njërin nga rivalët e Perëndimit, Los Angeles ose Phoenix.

Në finalen e Perëndimit, Los Angeles Lakers udhëheq 3-2 me ndeshje ndaj Suns, me ndeshjen e gjashtë që zhvillohet sonte në Phoenix. /Telegrafi/