Telegrafi

NBA: Celtics marrin avantazhin e finaleve

Pierce shënoi 27 pikë, shumicën e të cilave nga një distancë e largët, dhe ndihmoi Celtics të udhëtojnë me avantazh 3-2 të martën në Los Angeles për ndeshjen e gjashtë finale.

Nëse Lakers e fitojnë këtë ndeshje, atëherë finalja vendimtare (ndeshja e shtatë), përsëri do të luhet në Los Angeles të enjten.

Kobe Bryant shënoi 38 pikë për Los Aneles Lakers, por pranoi shumë pak ndihmë nga lojtarët tjerë, me spanjollin Pau Gasol që shënoi vetëm 12 pikë. /Telegrafi/