Telegrafi

NBA: Celtics iu kthehen fitoreve

Ray Allen udhëhoqi ekipin fitues me 18 pikë, derisa Rajon Rondo shënoi 15 pikë dhe 11 asistime për Celtics, të cilët mirëpritën rikthimin e yllit tjetër Paul Pierce pasi ky mungoi në tre ndeshjet e mëparshme.

Jonas Jerebko udhëhoqi te Pistons me 16 pikë dhe 10 kërcime, derisa Richard Hamilton dhe Tayshaun Prince shënuan secili nga 15 pikë. Humbja është e katërta radhazi për Detroitin./Telegrafi/