Telegrafi

NBA: Celtics eliminojnë Cavaliers

Fitorja ishte e katërta e Celtics kundrejt dy fitoreve të Cavaliers gjatë kësaj gjysmëfinaleje së play-offit dhe në finalen e Lindjes ata do të takohen me Orlando Magic, që nuk kanë humbur që nga 2 prilli.

Kevin Garnett udhëhoqi ekipin vendas me 22 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa Rajon Rando shënoi 21 pikë. LeBron James përfundoi me 27 pikë, 19 kërcime dhe 10 asistime, dhe pritet të largohet nga Cleveland si lojtar i lirë gjatë verës. /Telegrafi/