Telegrafi

NBA: Celtic shënojnë fitoren e nëntë radhazi

Rajon Rondo ka shënuar 21 pikë dhe ka kontribuar edhe me 11 asistime për Celtics, të cilët patën nevojë për gjuajtjet e lira të Kendrick Perkins kur kishin mbetur pesë sekonda, për të marrë avantazhin 104-100.

Kevin Garnett shënoi 17 pikë prej tetë gjuajtjeve të sakta nga 14 tentimet për Boston, që tash kanë 18 fitore dhe vetëm katër humbje, për të forcuar kreun me nëntë fitore më shumë se vendi i dytë ku gjendjen Toronto Raptors. Wizards kanë 13 humbje, përkundër vetëm 7 fitoreve./Telegrafi/