Telegrafi

NBA: Cavaliers mposhtin 76ers

MVP i sezonit të kaluar në NBA, Le Bron James udhëhoqi me pikë te ekipi vendas, 32, derisa Mo Williams ndihmoi me 18 pikë. Fitorja ishte e 10ta këtë sezon për Cavaliers krahas katër humbjeve. Shaquille O’Neal mungoi edhe për ndeshjen e gjashtë radhazi për vendasit.

Philadelphia dështoi tmerrësisht në çerekun e katërt duke shënuar vetëm 4 nga 23 tentimet për gjuajtje. Lou Williams shënoi 22 dhe Thaddeus Young 21 për 76ers, që tash kanë pesë fitore dhe tetë humbje këtë sezon./Telegrafi/