Telegrafi

NBA: Cavaliers eliminojnë Bulls

James shënoi 19 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime në këtë ndeshje para se të largohet për të humbur rastin të shënojë triple-double për të dytën ndeshje radhazi. Derrick Rose shënoi pikët më të larta në ndeshje 31 për Bulls, ndërsa Luol Deng shënoi 26 tjera.

Cavaliers tash kualifikohen për në rundin e ardhshëm me rezultat të përgjithshëm 4-1 me ndeshje dhe do të kenë rival të radhës Boston Celtics, të cilët po ashtu eliminuan Miami Heat 4-1 në ndeshje, pas fitores së fundit 96-86. /Telegrafi/