Telegrafi

NBA: Bulls zhytin Lakersat më thellë

Kirk Hinrich doli në pah për të shënuar 22 pikë, tetë asistime dhe shtatë kërcime, derisa Bulls shkelën Los Angeles në çerekun e katërt, për t’ia shkaktuar disfatën e nëntë në 11 ndeshje.

Kobe Bryant vazhdon me pasaktësinë e gjuajtjeve duke shënuar vetëm në shtatë raste nga 22 gjuajtjet dhe për ta përfunduar takimin me 16 pikë, me Lakers që pësuan disfatën e 24-të të sezonit (17 fitore).

Për Bulls fitorja ishte e 24-ta e sezonit, krahas 16 disfatave. /Telegrafi/