Telegrafi

NBA: Bryant vazhdon shkëlqimin

Lamar Odom, Pau Gasol dhe Jordan Farmar secili shënuan nga 14 pikë për Los Angeles, që tash ka 21 fitore dhe katër humbje këtë sezon. Gasol ndihmoi edhe me 14 kërcime ndërsa Odom me 12.

Devin Harris shënoi 21 pikë ndërsa Chris Douglas-Roberts 20 për Nets, të cilët vazhdojnë të përjetojnë sezonin më të keq në NBA, dy fitore dhe 26 humbje. New Jersey pati 18 humbje radhazi në fillim të sezonit pa asnjë fitore./Telegrafi/