Telegrafi

NBA: Bryant udhëheq Lakers drejt finales

Lakers, të cilët arritën deri te titulli i 15-të në NBA sezonin e kaluar, fituan finalen e Perëndimit me rezultat 4-2 me ndeshje dhe do të kenë për rival në finalet e përgjithshme Boston Celtics.

Bryant shënoi 37 pikë në ndeshjen e fundit kundër Suns duke qenë i saktë në 12 nga 25 tentimet nga loja e hapur, derisa Ron Artest shënoi 25 pikë. Amare Stoudemire kontribuoi me 27 pikë për Suns.

Lakers do të jenë nikoqir të ndeshjes së parë finale të NBA-së të enjten, që është hera e 12-të që ata përballen me rivalët e hidhur Celtics në një seri të play-offit. /Telegrafi/