Telegrafi

NBA: Bryant thyen rekord, Lakers mposhtet

Me 44 pikët e shënuara, Bryant tejkaloi Jerry West për t’u bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Lakers, por Rudy Gay prishi festën e tij duke shënuar trepikëshin vendimtar me 29 sekonda të mbetura.

Gay shënoi 25 pikë në ndeshjen e mbrëmshme, derisa Zach Randolph kontribuoi me 22 pikë dhe 17 kërcime për Memphis (26 fitore dhe 21 humbje).

Bryant kishte nevojë për 29 pikë për të tejkaluar West, dhe me pikët e sotme çoi në 25.208 numrin e pikëve në karrierën e tij./Telegrafi/