Telegrafi

NBA: Bryant siguron fitoren e Lakers

Bryant bëri një kërcim të shkëlqyeshëm kur kishin mbetur edhe 7.3 sekonda ndërsa Ray Allen më pas humbi një trepikësh derisa mbaruan edhe sekondat e fundit, për t’i dhënë fitoren e 37-të të sezonit Los Angeles Lakers (11 humbje).

Bryant përfundoi takimin me 19 pikë dhe gjashtë asistime, me tetë të shënuara nga 20 tentimet, ndërsa Andrew Bynum kontribuoi me 19 pikë.

Rajon Rondo udhëhoqi te Boston me 21 pikë dhe 12 asistime. Celtics vazhdojnë të kenë 29 fitore, ndërsa çojnë në 16 numrin e humbjeve këtë sezon./Telegrafi/