Telegrafi

NBA: Bryant ndihmon Lakersat t’u rikthehen fitoreve

Chris Bosh barazoi ndeshjen për Toronton kur kishin mbetur nëntë sekonda deri në fund të saj, por Bryant bëri një gjuajtje vendimtare kur kishin mbetur 1.9 sekonda për t’i dhënë fitoren aq të nevojshme kampionit të NBA-së.

Bryant shënoi 32 pikë në këtë ndeshje, ndërsa Andrew Bynum kontribuoi me 22 pikë për Lakers që shënuan fitoren e 47-të të sezonit (18 humbje).

Për Raptors që mbeten në kuotën e 32 fitoreve, kjo ishte humbja e 30-të e sezonit./Telegrafi/