Telegrafi

NBA: Boston mposht Miamin

Rajon Rondo është rikthyer nga lëndimi për të shënuar gjashtë nga 25 pikët e tij në lojën shtesë për Boston. Ray Allen shënoi 22 pikë dhe Paul Pierce, i cili po ashtu u rikthye nga lëndimi, 17 pikë në ndeshje.

Te Miami Heat, Wade eksplodoi duke shënuar pikët më të larta të sezonit, 44, përfshirë edhe pikët që i dhanë epërsinë 101-99 këtij ekipi kur kishin mbetur edhe 0.6 sekonda. Por ishte Rando që barazoi në momentin më të papritur.

Boston tash ka 21 fitore dhe gjashtë humbje, derisa Miami 17 fitore dhe 16 humbje këtë sezon./Telegrafi/