Telegrafi

NBA: Boston edhe një herë mposhtet nga Atlanta

Johnson udhëhoqi rikthimin e ekipit të tij duke shënuar 12 pikë në çerekun e katërt, kur Hawks shkëlqyen për të marrë avantazhin, pas 14 pikësh disavantazhi në çerekun tretë.

Jamal Crawford shënoi 17 pikë për Atlanta, që tash ka 24 fitore dhe 13 humbje, derisa Rajon Rondo shënoi 26 pikë dhe shtatë asistime dhe Paul Pierce shënoi 19 pikë dhe tetë kërcime për Celtics.

Ekipi nga Boston, që humbi për të tretën herë ndaj Atlanta Hawks këtë sezon, tash ka 26 pikë dhe 10 humbje./Telegrafi/