Telegrafi

NBA: Bobcats i japin fund serisë së fitoreve të Cavaliers

Gjuajtja e Murray i dha avantazhin 86-83 ekipit Charlotte dhe Cavaliers, të cilët kishin 11 fitore radhazi në ndeshjen si vendas, ishin të pafuqishëm ta kthejnë rezultatin në mungesë të LeBron James.

Stephen Jackson shënoi 22 pikë për Charlotte, ndërsa Gerald Wallace 19 pikë dhe 12 kërcime. Për Cleveland që tash kanë 27 fitore dhe 9 humbje, Mo Williams kontribuoi me 27 pikë./Telegrafi/