Telegrafi

NBA: Atalanda ndalon Portland

Joe Johnson shënoi pikët më të larta të ndeshjes, 35, përfshirë edhe tetë në kohën shtesë, derisa Hawks fitoi ndeshjen e pestë radhazi. Ekipi tash ka nëntë fitore dhe vetëm dy humbje këtë sezon.

Johnson po ashtu ndihmoi me nëntë asistime, derisa Josh Smith shënoi 20 pikë dhe 16 kërcime për fituesit.

Në anën tjetër, Rudy Fernandez shënoi pikët më të larta, 19, për Trail Blazers, ndërsa LaMarcus Aldridge ndihmoi me 18 pikë. Portland tash ka tetë fitore dhe katër humbje këtë sezon./Telegrafi/