Telegrafi

NBA: Anthony shkëlqen në fitoren e Nuggets

Anthony shënoi 38 pikë dhe ndihmoi edhe me nëntë kërcime, derisa Denver çon në 19 numrin e fitoreve këtë sezon, krahas shtatë humbjeve. Chauncey Billups, i cili shënoi 15 pikë, u largua nga ndeshje me nëntë minuta të mbetura në çerekun e tretë, pasi pësoi zgjatje të muskulit.

Tracy McGrady luajti më pak se dhjetë minuta për Rockets duke mos shënuar as në ndeshjen e dytë pas rikthimit të tij nga lëndimi. Houston tash ka 14 fitore dhe 11 humbje./Telegrafi/