Telegrafi

NBA, 281 pikë dhe katër vazhdime në takimin Atlanta-New York (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.

Drama e vërtetë është parë në Atlanta, ku janë shënuar 281 pikë në ndeshjen mes vendasve të vendasve dhe New York Knicks.

Në fund, Atlanta Hawks triumfuan me rezultat 142:139 pas katër vazhdimeve, transmeton Telegrafi.

Paul Millsap ishte basketbollisti më efikas te vendasit me 37 pikë ndërsa tek mysafirët shkëlqeu Carmelo Anthony me 45 pikë, por të cilat nuk ishin të mjaftueshme për fitore

Pas kësaj, Atlanta ka 28 fitore dhe 20 humbje ndërsa njujorkezët kanë 25 fitore dhe 21 humbje. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Toronto 113-114 Orlando

Indiana 120-111 Houston

New Orleans 94-107 Washington

Cleveland 107-91 Oklahoma

San Antonio 101-105 Dallas

Chicago 121-108 Philadelphia

Porltand 111-113 Golden State Warriors