Baza e nëndetëseve të cilën e ndërtuan nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore në Francë, ka filluar të përdoret për qëllime tjera që ka qenë e paimagjinueshme që mund të shndërrohet në diçka tjetër.
Bunkeri i bazës së nëndetëseve, 78 vite e vjetër, është transformuar në qendrën më të madhe digjitale të artit në botë, transmeton Telegrafi.
Les Bassins de Lemieres zyrtarisht do të hapet më 10 qershor dhe do të ketë një ekspozitë të përhershme, megjithëse deri më tani janë organizuar disa shfaqje dhe koncerte.
Në fokus do të jenë veprat e Gustave Klimtit, Paul Klee dhe Van Goghut, ku do të përdoren qindra video projektorë për të “ringjallur” veprat e këtyre artistëve të famshëm.
Kjo hapësirë ishte funksionalizuar nga viti 1941, dhe është përdorur deri më 1943 për fshehjen e nëndetëse luftarake gjermane (U-boats). /Telegrafi/