Telegrafi

Nazistët ishin të parët në hapësirë? (Foto)

“Për herë të parë, ne kemi pushtuar hapësirën me raketat tona”, deklaroi një shkencëtar, duke ngritur një dolli. Kjo ditë, u tha ai të pranishmëve, “është e para e një epoke të re transportimi: ajo e udhëtimit hapësinor”.

Ai person ishte Valter Dornberger.

Ishte 3 tetori 1942, dhe ai ishte nazist. Dornberger dhe ekipi i tij më në fund kishin përfunduar raketën A-4, dhe për herë të parë në histori, e lëshuan atë në hapësirë.

Kur nazizmi u mund, ëndrrat e tyre për udhëtimin hapësinor shkuan bashkë me ta. Por, kombet që i mundën vazhduan aty ku e kishin lënë nazistët.

Stalini joshi sa më shumë që mundi në anën e tij, disa përmes stimujve dhe të tjerë duke u thyer dyert dhe duke i detyruar të punonin për të, transmeton bota.al.

SHBA nisi operacionin “Paperclip” dhe rekrutoi pothuaj 500 shkencëtarë nazistë për t’i ndihmuar në rikrijimin e A-4. Projektet e të dy superfuqive patën sukses. Kështu nisi gara për hapësirën, dhe u krijua NASA – e cili lindi prej një ekipi shkencëtarësh nazistë të falur.