Site icon Telegrafi

Nazime Visha është e lirë

Presidenti Bujar Nishani i fali pjesën e mbetur të dënimit Nazime Vishës. Vajza e cila u dënua me 10 vjet burg për vrasjen e dhunuesit të saj, Fiqiret Muça kishte kryer më shumë se 1/3 e dënimit të dhënë dhe i kishin mbetur edhe 3 vite e 9 muaj burg për të vuajtur.

Dekreti mban Nr. 9488, datë 25 mars 2016 “Për Falje Dënimi”

“Falja është një akt human i jashtëzakonshëm mëshire. Vlerësova gjithashtu pendimin e thellë, sjelljen e saj si e dënuar, arsyetimin ligjor dhe propozimin e Ministrit të Drejtësisë, si dhe çdo rrethanë tjetër të veçantë që justifikon faljen”, thuhet në arsyetimin e dekretit i cili hyn në fuqi menjëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version