Trajneri i Përfaqësueses së Polonisë, Adam Nawalka ka folur para ndeshjes çerekfinale me Portugalinë.
Nawalka nuk e ka pranuar se rastësisht përfaqësuesja e tij ka mbërritur në çerekfinale duke thënë se ky sukses është i merituar.
“Nuk është befasi dhe as rastësi që ne jemi këtu. Portugalia është një kundërshtar i rrezikshëm që ka lojtar të mëdhenj por ne e duam fitoren”.
“Portugalia nuk e ka vetëm Ronaldon. Unë kam kërkuar nga futbollistët e mijë të jeni të kujdesshëm për të gjithë lojtarët, pasi nëse fokusohemi vetëm te Ronaldo atëherë humbasim ndeshjen”, deklaroi Nawalka. /Telegrafi/