Kontrolli i fluturimeve të Republikës së Maqedonisë në 20 vitet e kaluara në mënyrë të sigurt dhe efikase u ka shërbyer më shumë se dy milionë fluturimeve, kumtoi sot Navigacioni i Maqedonisë – M NAV, i cili shënon 20 vjetorin e hapjes së Kontrollit rajonal të fluturimit Shkup dhe ndërmarrjen komplete të kontrollit në qarkullimin ajror në hapësirën ajrore të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vitin e kaluar janë shrbyer 159.094 rekord fluturime komerciale, ndërsa gushti është muaji rekord në histori me 22.955 fluturime. Më shumë fluturimet, 916 janë regjistruar më 4 korrik të vitit të kaluar.
Me rastin e 20 vjetorit jubilar Këshilli drejtues i M – NAV ka marrë vendim që t’i dhurojë 200.000 denarë Lidhjes për persona të verbër. /Telegrafi/