Telegrafi

Navas: Ronaldo është i lënduar nga fishkëllimat në Bernabeu

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ndjehet i lënduar nga fishkëllimat në Santiago Bernabeu, ka thënë shoku i ti skuadrës Keylor Navas.

Real Madridi fitoi 3-0, por në një moment tifozët filluan të fishkëllejnë drejt fituesit të ‘Topit të Artë’.

“Mund tu them se Cristiano më të vërtet i do tifozët e ka thënë edhe Sergio Ramos”.

“Nuk është se nuk i intereson se e kanë fishkëllyer. Të dhemb kur e sheh se tifozët të fishkëllejnë dhe të bërtasin, por ai e di që fansat e donë atë. Ai gjithmonë mundohet t’i ndihmoj shokët e skuadrës duke shënuar gola”

“Këto gjëra ndodhin. Kur tifozët dhe lojtarët janë të bashkuar, ekipi është më i fortë, dhe kur ne i kemi fansat pas, është ndihmë e madhe dhe ne këtë e duam”, ka thënë Navas. /Telegrafi/