Ricardo Rodriguez me një gol nga pika e bardhë i dha Wolfsburgut epërsinë ndaj Real Madridit.
Goli i anësorit zviceran do të mbahet mend për shumë vite, posaçërisht nga Keylor Navas.
Rodriguez është lojtari i parë që ka arritur të shënojë në portën Navas në Ligën e Kampionëve.
Portieri i Realit nuk kishte pranuar asnjë gol gjatë aventurës së tij në këtë garë, pra 738 minuta pa gol. /Telegrafi/
1-0: Ricardo Rodriguez kalon Wolfsburgun në epërsi nga pika e bardhë.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 6 April 2016