Telegrafi

Navas në pritje të ofertës së Realit

Navas është lidhur me një kalim në Real që nga fundi i sezonit dhe agjenti i mesfushorit, Jose Jesus Mesas, pret që bisedat tash të fillojnë pas caktimit të Jose Mourinhos si trajner të ri.

“Para se të arrijë Mourinho, shpesh kam biseduar me Realin. Tash që portugezi është trajner aty, le të shohim nëse ata ende janë të interesuar ose jo”, ka thënë agjenti i lojtarit. /Telegrafi/