Telegrafi

Navas: Ne jemi Reali dhe luftojmë për çdo trofe

Keylor Navas është shprehur i kënaqur pas fitores prej 5-1 kundër Getafes dhe e ka paralajmëruar Manchester Cityn për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Bëmë një ndeshje shumë serioze. I dhamë kësaj ndeshjeje fokusin që e meritoi”.

“Kundër Cityt do të mundohemi të luajmë me përulësi dhe respekt. Është një skuadër e shkëlqyer dhe për këtë arsye janë në gjysmëfinale”.

“Ne jemi Real Madridi dhe luftojmë për të gjithë titujt që i kemi në dispozicion. Asnjëherë nuk duhet humbur besimi”.

“Për mua është me rëndësi skuadra. Jemi afër që të arrijmë diçka dhe kemi besim në atë që duhet të bëjmë për të fituar”, ka thënë portieri. /Telegrafi/