Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, ka folur pas barazimit pa gola në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.
Navas lavdëroi mbrojtjen e Los Blancos, e cila sipas tij ia lehtësoi punën, ndërsa kostarikani beson te kualifikimi në finale.
“Bashkëlojtarët bën një paraqitje të madhe. Ishim të organizuar mirë në mbrojtje dhe kështu puna ime u bë shumë më e lehtë”.
“Kualifikimi ende është i hapur dhe në ndeshjen tjetër duam fitore”.
“City ishte i etur që nga fillimi për fitore, sulmi i tyre na vuri në vështërsi. Tani duhet të japim gjithçka për t’u kualifikuar në finale”, ka thënë Navas. /Telegrafi/