Telegrafi

Navas: Mund ta fitojmë La Ligan

Keylor Navas është i sigurt se Reali mund ta fitojë titullin.

BBC shënuan në ndeshjen e Realit ndaj Getafes dhe Navas është i bindur se kampionati ende nuk ka përfunduar.

“Falënderoj Zotin që kemi fituar, kjo ishte gjëja më me rëndësi”.

“Ishte ndeshje ku ne kemi qenë solid në mbrojtje, por me rëndësi është që ekipi fitoi dhe gjërat shkuan mirë”.

“Ne patëm qasje shumë serioze dhe kjo do të thotë se nuk do të qëndrojmë duarkryq në kampionat”.

“Nuk duhet të humbim besimin, ne duhet të vazhdojmë”, u shpreh Navas. /Telegrafi/